Kryetari i Partisë Republikane serbe, Nikolla Sanduloviq sot përmes një lidhje direkte në emisionin Kosova Today në Klan Kosova foli për ngjarjen e 3 janarit, duke thënë se ishte një mesazh i tmerrshëm.
Ai u shpreh se ka përjetuar ferrin, duke thënë se do të mund të kishte përfunduar si kundërshtari i Putinit, Alexey Navalny në Rusi.
“Ngjarja e 3 janarit është një mesazh i tmerrshëm për Evropën, Botën, rajonin, atmosferë në të cilën zhvillohet mosdurimi politik ndaj çdo personi që flet për paqen dhe pajtimin ndërmjet popullit serb dhe shqiptar”.
“Unë kam ndjerë tmerrin, ferrin dhe vetëm duke e falëndëruar Zotin kam mbetur gjallë, duke iu falënderuar edhe një përgjigje të madhe të Bashkësisë Ndërkombëtare që ka bërë çdo gjë që të mos përfundojë nga burgu spitalor, ku do ta kisha humbur jetën, e keni parë si ka përfunduar z.Navalny në Rusi, ashtu do të përfundoja edhe unë”, është shprehur ai.