“U kap në flagrancë me 11 kg heroinë”, policia jep detaje për arrestimin e biznesmenit pejan në Morinë

“U kap në flagrancë me 11 kg heroinë”, policia jep detaje për arrestimin e biznesmenit pejan në Morinë

Një biznesmen 39 vjeçar nga Peja është arrestuar nga Policia e Shqipërisë. Au u kap me 11 kilogram drogë në pikën kufitare në Morinë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 39-vjeçari Arben Kelmendi nga Kosova banues në Pejë tentoi të kalonte në kufi lëndën narkotike të cilën e kishte fshehur në makinën e tij.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka sekuestruar 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe automjeti tip “Volkswagen” ku u gjet kjo lëndë.

“Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet doganore të PKK Morinë, me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”.”

“Gjatë operacionit, në hyrje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar A. K., 39 vjeç, banues në Pejë. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte ky shtetas, u gjetën 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 39-vjeçarit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Related Articles