Rreth 33 kilogramë marihuanë janë konfiskuar para dy ditësh në bjeshkët e Vërmicës, lidhur me rastin policia ditën e premte ka gjetur edhe dy vetura, të cilat dyshohen se ishin pronë e personave të dyshuar.
Njëri nga të dyshuarit është shtetas i Shqipërisë.
“Bjeshka e fshatit Vërmicë 22.02.2024 – 17:00. Lidhur me rastin e më hershëm ku ishin konfiskuar rreth 33 kg marihuanë dhe ishte arrestuar një i dyshuar, më datë 23.02.2024 rreth orës 21:00 njësitet e PKK Vërmicë kanë gjetur dy vetura të cilat ishin pronë e të dyshuarve në rast”, thuhet në njoftim.
Njësiti i anti-drogës në Prizren në prezencë të avokatit mbrojtës kanë hapur veturën e njërit nga të dyshuarit mashkull shtetas i Shqipërisë, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 55.84 gram kokainë.
Rasti është duke u hetuar.