Pas një bashkëpunimi të ngushtë të institucioneve të sigurisë, është kapur hajni që kishte vjedhur në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së.
Sot u raportua në media se, dje pasdite në Prizren, një hajn kishte hyrë në shtëpinë e një zyrtari të AKI-së, me ç’rast ia kishte vjedhur çantën e dorës, në të cilën gjendej arma dhe ID e tij.
Burime të KP thanë se, motivet e kësaj vjedhjeje janë ende të paqarta, porse hetimet do të zbardhin gjithë situatën.