Tentim grabitje e armatosur në një shtëpi në Krushë të Madhe, të dyshuarit ikin në drejtim të panjohur

Tentim grabitje e armatosur në një shtëpi në Krushë të Madhe, të dyshuarit ikin në drejtim të panjohur

Një shtëpi në Krushë të Madhe ishte cak i një tentim grabitje të armatosur mbrëmjen e kaluar.

Rasti siç mëson Gazeta Sinjali ka ndodh pak para mesnate, ku disa persona të armatosur kanë tentuar të kryejnë një grabitje, në një shtëpi në Krushë të Madhe.

Të dyshuarit nuk kanë arritur ta kryejnë grabtijen dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Rastin e ka konfimruar edhe Policia.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur të armatosur në një shtëpi banimi kanë tentuar të kryejnë grabitjen e armatosur dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia po vazhdon hetime për zbardhjen e rastit.

Related Articles