Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka deklaruar se Rregullorja për dinarin është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka theksuar se “kjo çështje është praktikë e të gjitha vendeve sovrane në botë”.
Kurteshi në Info Magazine e ka komentuar edhe pjesëmarrjen në diskutimet që do të mbahen në Bruksel rreth kësaj çështje.
“Pjesëmarrja nuk mund të vlerësohet as si gabim, as si veprim i qëlluar. Varet se çka do të bisedohet, kur i dëgjojmë se çka kanë biseduar atëherë edhe mund ta bëjmë vlerësimin se a kanë bërë mirë që kanë shkuar apo jo?”, tha ai.
Kujtojmë se Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se janë të gatshëm që të marrin pjesë në takimin e nesërm në Bruksel për të diskutuar për dinarin, takim ky i thirrur nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirsolav Lajçak.