Tre persona janë vrarë në një sulm të dyshuar ukrainas me dron në rajonin Belgorod të Rusisë, ka thënë guvernatori i zonës.
Në një deklaratë në Telegram, Vyacheslav Gladkov tha se një makinë u godit nga një dron në periferi të fshatit Pochaevo, shkruan Sky News.
“Në makinë kishte punëtorë ndërtimi”, është shprehur tutje ai.