Momenti i shumëpritur erdhi, është djalë apo vajzë? Kjo është pyetja që na ka mbajtur mbërthyer prej ditësh, që kur Arlindi dhe Ueda njoftuan pritjen e ëmbël.
Këtë të hënë, çifti ka marrë nën menaxhim profilet sociale të “Love Island Albania”, për të treguar pak nga dita e tyre pas daljes nga vila e famshme e dashurisë, por edhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.
Fituesit e edicionit startues na shëtitën në spital për të ndarë me ne disa çaste gjatë ekos. Pjesa më e bukur është që as ata vetë nuk e dinin gjininë e foshnjës, pasi kishin planifikuar të surprizoheshin me lajmin kaq të rëndësishëm për ta, në emisionin “Rudina” në Tv Klan.
Në një atmosferë të krijuar enkas për dy zogjtë e dashuruar, me tullumbace blu dhe rozë, zbuluam lajmin e ëmbël. Ata shpuan një tullumbace të zezë plot me pikëpyetje nga e cila dolën shirita rozë. Përqafime e lot gëzimi mbushën studion.
Ueda dhe Arlind janë bekuar me një vajzë!