Për herë të parë në historinë e Suedisë, qeveria rrëzohet për shkak të mocionit të mosbesimit

Për herë të parë në historinë e Suedisë, qeveria rrëzohet për shkak të mocionit të mosbesimit

Qeveria e pakicës e kryeministrit suedez, Stefan Löfven, ka rënë pas një mocioni mosbesimi, derisa është hera e parë në historinë e Suedisë që diçka e tillë ka ndodhur, ku pengesë ishte plani i Partisë Social Demokratike për ta rregulluar tregun e qirasë.

Suedia ka rregulla të rrepta për qiratë e papërballueshme. Sidoqoftë, kjo i bën zhvilluesit e projekteve pak të motivuar për të ndërtuar shtëpi të reja për tregun e qirasë. Si rezultat, qiramarrësit mund të presin me vite përpara se ta marrin një kontratë, ndërsa çmimet e shtëpive po arrijnë kulmin.

Löfven dëshironte ta rregullonte tregun e shtëpive dhe të lejonte pronarët e shtëpive të merrnin tarifat e tregut për apartamente të reja me qira. Partia e vogël e majtë, e cila mbështeti qeverinë e pakicës, ka frikë se çrregullimi do të çonte në rritje të shpejtë të çmimeve dhe ndarje të mëtejshme midis të pasurve dhe të varfërve.

Kur Partia e Majtë tërhoqi mbështetjen e saj për qeverinë, partia nacionaliste e krahut të djathtë demokrat, paraqiti një votë mosbesimi. Me 181 vota pro, ky mocion kaloi sot.

Löfven ka udhëhequr vendin skandinav që nga viti 2014. Për mbi 2 vitet e fundit ai ka qeverisur me të Gjelbrit dhe ka marrë mbështetjen e tri partive të tjera në parlament: Partia e Qendrës, Liberalët dhe Partia e Majtë. Löfven tani ka një javë afat për t’u dorëhequr bashkë me ekipin e tij qeveritar. Kryetari i Parlamentit mund të përpiqet t’i bindë partitë më të mëdha për ta formuar një koalicion tjetër qeveritar.

Nëse nuk bëhen më përpjekje për ta gjetur një alternativë ndaj Qeverisë Löfven, Suedia pritet të shkojë në zgjedhje brenda tre muajsh. 

Related Articles