Qeveria ndan 120 mijë euro për fushatën sensibilizuese të Projektit për Regjistrimin e Popullsisë

Qeveria ndan 120 mijë euro për fushatën sensibilizuese të Projektit për Regjistrimin e Popullsisë

Qeveria e Kosovës ndan 120 mijë euro për fushatën e Projektit të Regjistrimit të Popullsisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Mbledhja e 190-të me radhë është mbajtur sot në formën elektronike, ku edhe u morën disa vendime.

Sipas njoftimit të ekzekutivit, janë ndarë 120 mijë euro për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.

Këto janë vendimet që u morën në këtë mbledhje:

Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar;

Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë;

Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil;

Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil;

Kërkesën për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles