Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para mediave në Tiranë është deklaruar për takimin e djeshëm në Bruksel, ku u diskutua për çështjen e dinarit, raporton Gazeta “Enigma”.
Vuçiq tutje ka thënë se Kosova tregoi në Bruksel se nuk dëshiron marrëveshje.
“Ndoshta jo ajo që na përshtatet, por që njerëzit të vazhdojnë të jetojnë normalisht. Besoj se do të arrijmë ta gjejmë në ditët në vijim një zgjidhje”, tha Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjes se a janë më afër zgjidhjes për çështjen e dinarit pas takimit të djeshëm në Bruksel.
“Ishte e qartë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dhe regjimi në Prishtinë nuk duan me asnjë çmim dhe në asnjë mënyrë marrëveshje, por sjellje normale ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Vuçiq. /Tanjug.