Një shpërthim i fortë ka ndodhur sot gjatë ditës në një magazinë në ndërtim në Lushnje të Shqipërisë, ku thuhet se dy persona kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela.
‘TCH’ ka publikuar edhe fotografinë e njërit nga personat që humbi jetë si pasojë e shpërthimit të madh.
Personi në foto është Roland Hoxha, i cili humbi jetën sot teksa punonte në një magazinë në ndërtim në Lushnjë.
Ishte ora 15:30 kur babë e bir Roland dhe Lidio Hoxha ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila u mori jetën.
Dyshohet se një bombul oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur. Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.
Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Lidio humbi jetën rrugës për në spitalin e Tiranës. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.
Kujtojmë se sipas mediave në Shqipëri kjo ishte dita e parë e punës për të dy.