Deputetja Mehmeti – Selimi kujton familjen Jasharaj: Për atdheun asnjë kompromis

Deputetja Mehmeti – Selimi kujton familjen Jasharaj: Për atdheun asnjë kompromis

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti – Selimi, mbajti fjalim sot në seancën solemne për 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Me këtë rast ajo ka thënë madhështia dhe guximi sublim i Jasharëve do të kujtohet me zemrën plot krenari, raporton Gazeta Enigma.

“Ndonëse vitet kalojnë, nderimi për Epopenë nuk është zbehur, përkundrazi, kujtimi po mbetet i freskët e nderimi po rikuptimësohet pambarimisht. Luftëtarët e lirisë luftuan për lirinë e atdheut, dëshmorët e u bënë themeli ynë. Ne kemi për detyrë t’i nderojmë dhe t’i kujtojmë me respekt, por mbi të gjitha ta mbrojmë lirinë dhe atdheun me çdo kusht”, tha gruaja e ish komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimit.

“Atdheu dhe liria janë amaneti i Adem Jasharit dhe dëshmorëve të lirisë. Këtë amanet duhet të jemi gati ta ruajmë me jetën tonë. Kështu e nderojmë jetën e Jasharëve. Kohët që po kalojnë nuk janë aspak të qeta. Ata na kujtojnë se armiku është i njëjtë tash e një shekull. Dredhitë e njëjta, planet e njëjta, egërsinë e fshehur po të njëjtë”, shtoi ajo.

Tutje, Mehmeti – Selimi tha “Për atdheun nuk zgjedhim asnjë të keqe, as të madhe as të vogël. Për atdheun nuk ka rrugë tjetër veç të qëndrojmë tash e përgjithmonë. Kosova ka qenë dhe është në të drejtën e saj. Shqiptarët në tërësi janë në të drejtën e tyre. Sot, këtu në homazhe e përkujtim do të duhej të ishin ata që luftuan, por ata janë larg. Larg nga këtu, e larg nga Prekazi. Drejtësia në çdo rast do të triumfojë”, tha ajo.

Related Articles