Konflikti mes Sekiraqve dhe ‘Capat’, anëtari i familjes Sekiraqa tregon se si u gjuajtën me breshëri plumbash

Konflikti mes Sekiraqve dhe ‘Capat’, anëtari i familjes Sekiraqa tregon se si u gjuajtën me breshëri plumbash

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një përleshje mes familjes Gashi të njohur si “Capat’ dhe familjes Sekiraqa në Prishtinë, për të cilën Gazeta Enigma raportoi ekskluzivisht.

Si pasoj e kësaj përleshje përfundoi i plagosur Pajtimi, djali i familjes Gashi të njohur si ‘Capat’.

Sic mori vesh Enigma, konflikti mes dy familjeve vazhdoi mbrëmë në orët e vona të pasditës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në rastin që ndodhi në rrugën “Shaip Spahiu”, të dyshuarit kanë gjuajtur mbi 10 herë në drejtim të një personi, të cilin nuk e kanë qëlluar, pasi plumbat kanë përfunduar në veturën e tij.

Të njëjtit janë larguar më pas me shpejtësi dhe sipas informacioneve të para, vetura e tyre ishte pa targa.

Salih Sekiraqa ka qenë dëshmitar në këtë rast, që akoma nuk dihet nëse ka lidhje me rastin e mëngjesit, ku djali i tij dyshohet se e plagosi djalin e familjes së njohur si ‘Capat’, Pajtim Gashin.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer mbrëmë ekzaminimet e nevojshme dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.  

Related Articles