Babai i një fëmije të vogël, i cili u godit nga një gjuajtja e lirë pa qëllim nga Lionel Messi, dukej se e pa anën qesharake të ngjarjes teksa shikonte Inter Miamin nga tribunat.
Një udhëtim familjar në stadiumin Chase mori një kthesë të papritur pasi ylli i Heronëve pati një gjuajtje shpërdoruese kundër Orlando City. Gjatë rrugës drejt fitores 5-0 në ndeshjen e tretë të sezonit në MLS, sulmuesi dërgoi një top mbi portë – duke goditur pa dashje një vajzë të vogël.
Vogëlushja u përlot pas incidentit, me familjen e saj që së shpejti u mblodh rreth saj për t’i ofruar pak ngushëllim.
Duket se babai i fëmijës ishte më pak i shqetësuar nga ajo çfarë kishte ndodhur, ndonëse, padyshim që mbeti paksa i frikësuar nga Messi, ai tha: “A je mirë, dashuria ime? “Në rregull dashuria ime, nuk ka gjë se Messi të goditi. Asgjë nuk ndodhi”.
Përveç kësaj goditje të pasaktë, superylli argjentinas ri-zbuloi prekjen e tij magjike gjatë pjesës tjetër të përballjes së derbit të Majamit me Orlandon me dy gola në fitore. Goli i tij i parë në lojë erdhi në minutën e 57-të, teksa i dha Vice City golin e katërt të natës.
Heronët mbeten të pamposhtur në këtë pikë të hershme të edicionit.