Një prej gjërave për të cilar Sara Gjordeni është komentuar më së shumti gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVIP”, është marrëdhënia me ish-partnerin e saj, Jurgenin, që u bë personazh publik përtej profesionit të tij, si boksier, pikërisht falë përmendjes në reality show.
Kështu, e gjykuar disi për faktin që vazhdoi lidhjen me Bardhin, kur në fakt kishte një histori të pambyllur me ish-partnerin, në fakt Sara ka sqaruar se historia ishte mbyllur, ndërsa sot, e ftuar në “Shqipëria Live”, tha njëherë e mirë:
“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrat nuk ishte më. E mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ‘nëse del single unë do jem duke të të pritur’. Nuk bëmë asnjë premtim..”