Osmani takon mësuesen e saj, ajo vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në punën e saj me brezin e ri

Osmani takon mësuesen e saj, ajo vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në punën e saj me brezin e ri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e mësuesit ka takuar mësuesen e saj, Xhevahiren, raporton Gazeta “Enigma”.

Pas takimit më të Osmani tha se ajo ka triumfuar në një nga betejat më të vështira jetësore, duke e mposhtur dy herë radhazi kancerin.

Tutje ajo ka shtuar se pavarësisht kësaj, ajo me forcë, guxim dhe angazhim të jashtëzakonshëm vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në punën e çdoditshme me brezin e ri.

“Dija është rruga më e sigurt për të ardhmen dhe mirëqenien, ndaj mësuese Xhevahire, urime Ditën e Mësueses dhe punë të mbarë e shëndet në misionin tuaj fisnik”, shkroi Osmani. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles