PDK: KQZ-ja u shndërrua në agjenci të Presidencës dhe pushtetit

PDK: KQZ-ja u shndërrua në agjenci të Presidencës dhe pushtetit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

Këtë vendim të KQZ-së e ka kundërshtuar përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, Ai ka thënë se KQZ-ja nga një institucion i pavarur kushtetues sot u shndërrua “në një agjenci të Presidencës, MAPL-së dhe vegël e pushtetit”.

Sipas tij, data e votimit do duhej të caktohej nga Presidentja e vendit, e “assesi nga KQZ-ja”.

Vendimi i sotëm është në Kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe mandatin Kushtetues të KQZ”, ka shkruar Elshani.

Related Articles