Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë janë arrestuar 10 persona, pasi u përfshinë në një përleshje mes veti.
Sipas raportit të policisë, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Dyshohet se kjo ka ardhur si rezultat i mosmarrëveshjeve nga rrjetet sociale.
Si pasojë e kësaj, dy nga ta kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, si dhe është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur.
Me vendim të prokurorit, të gjithë ata janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
POSEDIM, PËRDORIM I PAAAUTORIZUAR I ARMËS & LËNDIM I LEHTË- Gjakovë / 08.03.2024 – 18:30. Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Blow-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, të gjithë (10) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.