Ndryshimet në Ligjin për Zyrtarë Publik, PDK do ta çojë në Kushtetuese përsëri

Ndryshimet në Ligjin për Zyrtarë Publik, PDK do ta çojë në Kushtetuese përsëri

Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se miratimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarë Publik nga ana e Qeverisë së Kosovës është bërë tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gruda tha se aktgjykimi i Kushtetueses mbi Ligjin për Zyrtarë Publik është përcaktuar se zyrtarët e nivelit të mesëm dhe të ulët drejtues, ata që aktualisht mbajnë pozita, nuk mund të kalojnë në funksionim me mandat katërvjeçar.

“Përkundër që Kushtetuesja ka thënë se ata që janë me emërime të përhershme nuk mund të kalojnë me mandate, qeveria dje ka miratuar projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zyrtarë Publik me të cilin përcakton që zyrtarët e nivelit të mesëm dhe të ulët drejtues do të kenë mandat katërvjeçar”.

“Kjo është një tendencë e qartë e qeverisë për të shmangur zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për të hapur rrugë për mbushjen e administratës së shtetit me militantë partiak, sic ka ndodhur gjatë këtyre tri viteve të qeverisjes”, tha ai.

Tutje, Gruda tha se nëse ky ligj kalon në kuvend, në formën siç është miratuar dje në qeveri, PDK-ja do ta çojë këtë rast në Gjykatën Kushtetuese.

Related Articles