Gjatë ditë së sotme ka ndodhur një rast i cilësuar si vdekje e dyshimtë në qytetin e Gjakovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shermet Elezaj, ku tha se një burrë rreth moshës 70 vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë me qera në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë.
Me të marr informacionin, policia dhe mjekët kanë dalë në vendin e ngjarjës dhe e kanë konstatuar vdekjen e tij.
Sipas Policisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për opduksion.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qera (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML”, tha Elezaj .