Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Bashkësisë Islame, Myftiu, Naim Tërnava dhe ministri i kulturës Hajrullah Çeku vizituan xhaminë Pirinaz e cila u rifunksionaliuza pas restaurimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi xhaminë “Pirinaz” me myftiun Naim Tërnavën e cila u restaurua, ku sipas Kurtit ka rezultuar me një xhevahir në kryeqytet.
“Meqenëse është tejet i bukur, diku së paku 4 shekuj e gjysmë i moçëm dhe paraqet një pikë turistike edhe për njerëzit brenda vendit sidomos për ata që vijnë ta vizitojnë vendin tonë”, tha Kurti.
“Është vlerë e lartë historike dhe kulturore meqenëse mësuam se këtu medresenë e ka përfunduar hoxhë Kadri Prishtina,” ku sipas Kurtit kështu paraqet një rrëfim të rëndësishëm për historinë e kryeqytetit dhe të popullit.
Pas xhamisë së Pirinaz, ata vizituan edhe xhaminë Alaudin.
“Në këtë natë të madhe ku të gjithë përgatiten të agjërojnë, ku agjërimi na bën t’i përkushtohemi anës shpirtërore dhe na fisnikëron,” u shpreh Kurti.
Kryeministri uroj muajin e Ramazanit duke iu uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve.