Kryeqytetin e vendit, Prishtinën sot e kanë goditur erërat e forta e të shoqëruara me stuhi të shirave gjatë ditës.
Lidhur me ketë situatë, drejtori për Emergjenca të kryeqytetit, Lulzim Fushtica tha se vlera e dëmeve të shkaktuara nuk është e madhe, derisa ka shtuar se një lloj i tillë i motit mund të përsëritet prapë në vijim.
“Vlerësimi i dëmeve është në fazën fillestare, ekipet sipas protokolleve që i kemi e përgatitun raportin ku dalim edhe me vlerën e dëmeve, por nuk janë dëme të mëdha – për fat të mirë”, tha ai.
“Por ne duhet të kemi parasysh se kësi lloji moti ekstrem për shkak të ndryshimeve klimatike globale, mund të presim edhe në ditët dhe muajve në vijim”, theksoi mes tjerash Fushtica në Klan Kosova.