43-vjeçari shqiptar vdes në vendin e punës në Itali

43-vjeçari shqiptar vdes në vendin e punës në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar sot ka vdekur në vendin e tij të punës në Itali.

Raportohet se kjo ngjarje ka ndodhur sot në Brescia të Italisë.

Sipas mediave italiane, A.R ka rënë nga çatia e një magazine ku po punonte me disa nga kolegët e tij.

Vdekjen e 43-vjeçarit e konstatoi ekipi mjekësor në vendngjarje.

Burri nga Shqipëria bashkë me kolegët e tjerë, po e riparonin çatinë e magazinës që ishte dëmtuar nga breshëri dhe po vendosnin disa panele termike kur shqiptari ka rënë nga një lartësi rreth shtatë metra.

Ai kishte rreth 10 muaj që punonte në atë kompani, shkruajnë mediat italiane.

Related Articles