“Veprimet e organeve së Kosovës ende paraqesin kërcënimin më të madh të sigurisë për Serbinë dhe serbët e Kosovës”, ka thënë drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake serbe, gjeneralmajori Zoran Stojkoviq
Stojkoviç ka pretenduar se “edhe pse strukturat e sigurisë së Kosovës nuk paraqesin një sfidë të madhe për ushtrinë serbe, pajisja e vazhdueshme e tyre me armë moderne dhe trajnimi që bëjnë pjesëtarët e këtyre formacioneve tregojnë se ky kërcënim do të jetë prezent në periudhën e ardhshme”.
“Duke marrë parasysh praninë e huaj, mbylljen tradicionale të komuniteteve shqiptare, si dhe përshkallëzimin më serioz të situatës së sigurisë që nga dëbimi i popullatës serbe në vitin 2004, ne kemi angazhuar burime të konsiderueshme të inteligjencës në këtë zonë. Çdo ditë është gjithnjë e më e vështirë për popullatën serbe, pasi strategjia bazë e Prishtinës po ngre vazhdimisht tensione dhe po krijon kushte për Kosovën etnikisht të pastër, gjë që Republika e Serbisë nuk do ta lejojë kurrë”, ka thënë kryespiuni i ushtrisë serbe.
Stojkoviç gjithashtu ka pretenduar se nuk ka vend në shërbimin e tij për njerëzit që, sipas fjalëve të tij, “nuk e mbajnë Kosovën dhe Metohinë në zemër dhe që nuk jetojnë për ditën kur trengjyrëshi serb do të valëvitet në të tërë krahinën jugore serbe”.