Në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës deputetët e opozitës kanë ngritur dyshime për tenderët njëburimorë në Ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Liburn Aliu.
Këto zhvillme i ka komentuar profesori universitar, Blerim Latifi, i cili në “Pressing” të T7, të enjten ka thënë se opozita do të fokusohet në këtë segment.
Ai ka thënë se ka filluar të ndryshojë ideja që Lëvizja Vetëvendosje është “parti e pakorruptuar”.
Sipas tij, opozita do të mundohet që ta thyejë një imazh të tillë pozitiv të partisë së Albin Kurtit.
”Nëse opozita arrin me çah imazhin e Vetëvendosje si parti e pakorruptuar, si parti që ka qeverisur me duar të pasura. Unë mendoj që gjërat mund të lëvizin. Unë pres që në vazhdim këta kanë me u fokusu poçasërisht në këtë segment”, ka thënë Latifi.