Gjatë ditës në Fushë Kosovë është mbajtur Olimpiada e Matematikës.
Ky organizim u bë në nivel lokal, ku morën pjesë 43 nxënës të niveleve shkollore nga klasa 6, 7 dhe 8.
Organizimi u bë i mundshëm nga Shoqata e Matematicientëve të Fushë Kosovës, ku anëtari i kësaj shoqate, Fisnik Sllamniku tha se “nxënësit, nëpër të gjitha shkollat e Komunës së fushë Kosovës, janë përgatitur gjatë për këtë garë”.
Sipas tij, ky organizim “është i mirëseardhur për nxënësit, që të shtojnë konkurrencën dhe të luftojnë për aftësi edhe më të mëdha në fushën e matematikës”.
Sllamniku tregoi se fituesit e kësaj gare do të vazhdojnë për gara në nivel kombëtar.
Gara gjithëpërfshirëse, do të mbahet në Prizren, ku do marrin pjesë edhe nxënësit e shteteve rajonale si Maqedoni Veriore, Shqipëri, Mal i Zi e Serbi.