Agjencia Tatimore e Kosovës nga janari e deri më 13 mars të këtij viti, për shkak se nuk ju përgjigj thirrjeve të ATK-së, një parking në regjionin e Prishtinës është dënuar me 125 euro.
Ndërsa për të njëjtën periudhë kohore, në krejt Kosovën gjatë inspektimeve, u lëshuan 155 gjoba, të cilat kapën vlerën prej 48 mijë e 625 euro.
E hiç më mirë nuk ka qenë gjendja as në vitin 2023.
Gjatë atij viti, si rezultat i vizitave që ka zhvilluar ATK-ja nëpër parkingje, në të gjithë vendin janë lëshuar mbi 5 mijë gjoba, me vlerë prej 1 milion e 300 mijë eurove.
E vetëm në Prishtinë, u lëshuan 8 sosh në vlerë prej 7 mijë e 875 eurove.
Sipas ATK-së, në disa raste janë vendosur edhe shirita të ndalimit të punës në parkingje.