Gjykata e Barcelonës pranoi të lirojë me kusht Daniel Alves, i cili javë më parë u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për sulm seksual.
Ish-lojtari do të duhet të paguajë një garanci prej 1 milion eurosh dhe më pas do të lirohet.
Edhe Prokuroria Publike, edhe prokuroria private dhe lojtari apeluan dënimin dhe tashmë Daniel Alves do të mund të jetë i lirë, në Spanjë, që të shqyrtohet apeli.
Pasaportat do të mbahen, që do të thotë se nuk do të mund të largohet nga vendi.