Në gjykatën civile në Tiranë ka nisur seanca për Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, që kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.
Top Channel raporton se asnjëri prej tyre nuk kanë shkuar në seancë, por janë paraqitur vetëm avokatët. Sot kryhet vërtetimi i urdhrit të mbrojtjes.
Në sallë, avokati i Princit u shpreh “se nuk është problem të ketë media në sallë”, por avokatja e Elia Zaharias u shpreh se klientja nuk do që procesi të ndiqet nga media.