Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është përgjigjur akuzave të LDK-së në lidhje me kontratat njëburimore.
Ai tha se ska asgjë të paligjshme dhe se ministrat e linjës e kanë shpjeguar këtë gjë.
“S’ka asgjë të paligjshme dhe ministrat e linjës e kanë shpjeguar këtë gjë. Ajo çfarë kemi bërë ne ua kemi shtuar buxhetin komunave, 200 milion euro më shumë. Nuk ka korrupsion në qeverisjen tonë”.
Ai foli edhe për akuzat ndaj ministres Rozeta Hajdari.
“Unë garantoj se ministrja Rozeta Hajdari është grua e ndershme dhe e pakorruptuar. Nuk ka korrupsion tek ministrat tonë. A e dini çfarë do të bënin gjykatat po të kishin indisje për korrupsion. Ka një lloj përndjekje tendencioze ndaj ministrave tanë ” tha Kurti në RTK, përcjellë Gazeta Enigma.