Aktorja e njohur Adriana Matoshi dhe njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, po e përkrah idenë e përdorimit të biçikletave elektrike.
Në një sërë fotografish të publikuara në rrjetin social Instagram, Matoshi tregoi se ditën e sotme e kaloi nën shoqërimin e një biçiklete, e cila i ndihmoi shumë në qarkullim. Në mbishkrimin e fotografive, ajo shkruan se përdorimi i madh i automjeteve përveçse dëmton ambientin, ndikon edhe në gjendjen mendore të njerëzve.
“Në këtë kohë u bo vështirë me mbërri në punë me kohë! Kolonat ma nxinë jetën edhe mushkëritë e zeza po na bëhen çdo ditë e ma shumë prej veturave! Më pastër, më lehtë, më fllad me biçikletë elektrike… Kështu e mbrojmë edhe natyrën, gjënë kryesorë për shëndetin tonë! Mua më pëlqeu shumë dhe jam ndarë e kënaqur, tash e provoj edhe trotinetin”, shkroi Adriana Matoshi në mbishkrimin e fotografive.
Në këtë shëtitje, aktorja dhe deputetja kishte veshur një kostum të bardhë dhe elegant me vija të kuqe, i cili e bënte të dukej mjaft tërheqëse. Ajo gjatë këtyre ditëve e ka ngritur zërin në kuvend për industrinë e filmit, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përkrahë artistët e fushës së kinematografisë.