Sot në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është aksidentuar një veturë dhe një motoçikletë ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Dëshmorët e kombit” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.
Lidhur me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.