Rusia u ka ndarë medalje nderi dhe shtetërore të hënën dy njësive të vendosura në rajonin perëndimor Briansk, në kufi me Ukrainën dhe Bjellorusinë, për shkak të rolit të tyre në kapjen dhe arrestimin e të dyshuarave për sulmin në një sallë koncertesh pranë Moskës, ku u vranë së paku 137 njerëz dhe u plagosën 180 të tjerë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi të hënën se çmimi shtetëror për guxim dhe çmimi ushtarak për përsosmëri ushtarake iu prezantuan zëvendëskomandantit të Qarkut Ushtarak të Leningardit, gjenerallejtënant, Esedulla Abachev, gjatë një ceremonie në bazën e njësiteve.
Zyrtarët rusë thanë se 11 njerëz janë arrestuar në lidhje me sulmin e 22 marsit në sallën e koncerteve Crocus në periferinë e Moskës, Krasnogorsk, përfshirë katër të dyshuar si kryerës të sulmit.
Më 24 mars, një gjykatë në Moskë ua caktoi masën e paraburgimit me kohëzgjatje dy muaj katër të akuzuarve për terrorizëm në lidhje me sulmin ndaj sallës së koncerteve pranë Moskës, raporton rel.