Deputetja e LDK-së, njëherësh kryetare e Komisionit për Integrimeve Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka marrë pjesë në takimet e COSAC-ut në Bruksel, Belgjikë.
Ajo ka kërkuar heqjen e masave nga BE, që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.
Postimi i saj i plotë:
Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, kam marrë pjesë në takimet e COSAC-ut në Bruksel, Belgjikë.
Si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës, kam kërkuar mbështetje për proceset që Kosova po kalon, veçanërisht për:
Heqjen e masave të vendosura nga BE-ja
Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e paraqitur atë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian