Para pak minutash u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sonte në kryeqytet, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se është plagosur një person.
Në vijueshmërinë e informacioneve nga sinjalizuesit, bëhet e ditur se bëhet fjalë për dy persona të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
Gazeta Enigma ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende s’kanë dhënë përgjigje lidhur me atë se çfarë ka ndodhur.