I riu, Egzon Haziri, ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave sonte në Prishtinë.
Haziri u nis me urgjencë për në spital, mirëpo i njëjti s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Në anën tjetër, dy të plagosurit po ashtu janë dërguar në Emergjencë dhe sipas informacioneve të para, njëri nga ta është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa një grua ndodhet në gjendje kritike.
Kujtojmë se fillimisht është raportuar për dy të plagosur, por më pas u konfirmua se nga të shtënat janë plagosur tre persona – një prej tyre tashmë i vdekur.