Gruaja që mbeti e plagosur në Prishtinë ishte kalimtare e rastit

Gruaja që mbeti e plagosur në Prishtinë ishte kalimtare e rastit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën i riu, Egzon Haziri, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona.

Bëhet e ditur se një nga viktimat është një grua, e cila ishte kalimtare e rastit në momentin kritik.

Ajo bashkë me viktimën tjetër, që ndodhej me tashmë të ndjerin Haziri, janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Sipas informacioneve të para, gruaja ndodhet në gjendje kritike, ndërsa viktima tjetër është jashtë rrezikut për jetë.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se janë marrë veprimet e nevojshme hetimore për të identifikuar të dyshuarit dhe për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

LEXO EDHE:

Related Articles