Vrasja e rëndë në Prishtinë: Policia i shpall në kërkim dy të dyshuarit

Vrasja e rëndë në Prishtinë: Policia i shpall në kërkim dy të dyshuarit

I riu Egzon Haziri ka mbetur i vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Jeronim De Rada’, ndërsa tre persona tjerë u plagosën. Në mesin e të plagosurve ishte edhe Zejnie Gashi, 48-vjeçare, e cila u dërgua me urgjencë në spital për tretman mjekësor, por vdiq sot. Për këtë rast tragjik, janë shpallur në kërkim dy të dyshuarit.

Dy të dyshuarit, vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha janë arratisur nga vendi i ngjarjes dhe Policia tashmë ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim për kapjen e tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.

Personat e dyshuar Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha kërkohen për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë.

Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles