Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura.
Rasti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Të dyshuarit, duke garuar kanë shkaktuar rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik.
Me këtë rast, policia ka bërë me dije se organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet