Në kuadër të Javës Olimpike, Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka vazhduar me aktivitete të tjera sportive.
23 qershori si datë e Ditës Olimpike ka nisur me aktivitetin kryesor që po mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku po marrin pjesë 300 fëmijë nga katër shkolla të Prishtinës të cilët po vrapojnë në shtegun prej 60 metrave duke bërë kështu një garë simbolike në shënim të kësaj dite.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë Kryetari i KOK ut Ismet Krasniqi, Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sporti Daulina Osmani dhe Halil Sylejmani, kryesues i këshillit organizativ të Ditës Olimpike. Përveç se në “Fadil Vokrri”, Dita Olimpike po shënohet edhe nëpër stadiume të tjera të Kosovës me aktivitete të ndryshme.