NDitën e djeshme ishte raportuar se një person nga Ferizaj me bashkëshorten e tij ishte për pushime në Prevallë, ku gjatë një shëtitje në natyre ai nuk ishte kthyer më.
Më 27 mars, derisa bashkëshortja e tij e kishte raportuar në polici, derisa ka treguar se ai ishte larguar nga vendbanimi në ora 18:30 dhe nuk ishte kthyer më.
Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policorë për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit, dhe i njëjti është gjetur po dje rreth orës 23:09, ku kishte rënë në një humnerë rreth pesë metra poshtë rrugës.
Njoftimi:
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë
Prizren, 28 Mars 2024
Më 27 mars 2024, në Stacioni Policor në Prizren, është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte në pushime në fshatin turistikë Prevallë, Prizren kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më.
Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo raporton se bashkëshorti i saj është larguar nga vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është , bashkëshorti i saj është A. M. i lindur më 1963 .
Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit.
Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerrë nga njësitet policore dhe me emergjencë është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar