Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas zgjedhjes Albert Zogaj si Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Ai thotë se sipas ligjit një zyrtar i lartë nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues të organeve të institucioneve të tjera publike.
Miftaraj ka shkruar se kur VV-ja ishte në opozitë ka kërkuar të zbatohet Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, kur tash në pushtet nuk po kërkon që të ndalet praktika e shkeljes së këtij ligji.
“Gjykatësi Albert Zogaj është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Kryesuesi i ri do te kete dy pozita drejtuese, ate te Kryesuesit te KGJK dhe te Kryetarit te Komisionit te Provimit te Jurisprudences. Kur VV ishte ne opozite bashke kerkonim mu zbatu ligji per Parandalim te Konfliktit te Interesit. Sa zhurmen e kemi ba bashke, bile edhe protesta more jane organizu, sa akuza e fjale te renda jane fol ne Kuvendin e Kosoves. Vakt o vakt. Prej se erdh VV ne pushtet kemi mbet vetem ne me kerku mu ndal praktika e shkleljes se ligjit. Kemi mbet jetima. Mbase kemi mbet jetima, po qendrimet si kemi ndryshu, e as nuk kemi me i ndryshu”, ka thënë Miftaraj.