Mirren peng disa persona në një kafene në Holandë, evakuohen mbi 100 shtëpi

Mirren peng disa persona në një kafene në Holandë, evakuohen mbi 100 shtëpi

Disa persona janë marrë peng në një kafene të njohur në një qytet lindor të Holandës, tha policia.

Burri hyri në ambientet e Café Petticoat, në Ede, herët në mëngjes duke kërcënuar se do të hidhej në erë, raportojnë mediat lokale.

Rreth 150 shtëpi përreth zonës janë evakuuar dhe qendra e qytetit është mbyllur.

Sipas policisë, për momentin nuk ka të dhëna për motive terroriste.

“Një situatë pengje që përfshin disa persona është duke u zhvilluar në një ndërtesë në qendër” të qytetit të Ede, tha policia në një deklaratë në X, i njohur më parë si Twitter.

Related Articles