Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Pashkëve Katolike.
Osmani është shprehur se kjo festë personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin.
“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi! Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi”, u shpreh presidentja.
“Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar! Gëzuar për shumë mot Pashkët!”.