Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala tha se në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, kishin gisht edhe shërbimet inteligjente ruse.
“Ne kemi parë elementet e para te sulmi terrorist mbi Institucionet e Republikës së Kosovës më 24 shtator të 2023-tës, pra janë gërshetuar Shërbimi Inteligjent FSB ruse, GRU-s ruse, struktura të caktuara diplomatike ku më pas është krijuar narrativa”, u shpreh ai në emisionin Kosova Today.
“Por metodologjia ishte interesante te aspekti i përdorimit të një personazhi me precedent kriminal Milan Radojiçiqi duke ia vendosur elementet e kontraktorëve privat ushtarak PMC, sepse të gjithë ata që ishin pjesë përbërëse përjashto ata që neutralizuan nga ana e Policisë së Kosovës, të tjerët ishin kontraktuar privat ushtarak të cilët ishin të paguar nga pjesa e Rusisë përmes kontove në Afrikë të Wagnerit”, shtoi Shala.
Për të dëgjuar më shumë detaje shikoni videon më poshtë: