Insepktorati i Tregut ndalon shitjen e mbi 49 mijë paketimeve të hurmave për mospërputhje të peshës

Insepktorati i Tregut ndalon shitjen e mbi 49 mijë paketimeve të hurmave për mospërputhje të peshës

Ministria e Industrisë ka njoftuar këtë të martë se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (QMT), ka ndaluar shitjen e 49 mijë e 352 paketimeve të produktit hurma në Kosovë.

Inspektorati ka zbuluar se produktet hurma me peshë 550 gram dhe 600 gram nuk përputhen me peshën e deklaruar në parapaketim, duke shkelur kriteret e mesatares dhe përmbajtjen e deklaruar në etiketë.

Në bashkëpunim me zyrtarët e Metrologjisë, inspektorët e tregut kanë konstatuar këto parregullsi dhe janë marrë masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin aktual.

“Si rrjedhojë, subjektet ekonomike janë obliguar që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’i eliminuar këto parregullsi, përkatësisht të vendosin deklaracionin me peshën e saktë të produkteve, dhe në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, thuhet se po punon për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të siguruar një konkurrencë të drejtë në tregun e Kosovës.

Related Articles