Kurti i bën thirrje përsëri sistemit të drejtësisë për trajtim me urgjencë të rasteve të krimeve të luftës

Kurti i bën thirrje përsëri sistemit të drejtësisë për trajtim me urgjencë të rasteve të krimeve të luftës

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje edhe një herë sistemi të drejtësisë në Kosovë që të merre me më urgjencë rastet e krimeve të luftës.

Ai, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka përmendur edhe numrin e dëshmitarëve që janë intervistuar nga viti 2013 deri tani.

“Për të dokumentuar me saktësi të gjitha krimet meqenëse shpesh herë kemi shpërputhje të të dhënave nga burime të ndryshme kemi funksionalizuar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë. Aty ka shumë punë dhe do të bëjmë shumë punë. Krahas thirrjes për të deponuar sa më shumë dëshmi për krimet e kryera kudo në Kosovë në institutin e themeluar u bëjë thirrje qytetarëve t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë”.

“Për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës ne e kemi zhvilluar bazën ligjore që kishte munguar për shumë kohë, i kemi rritur kapacitete e institucioneve për adresim efikas të tyre. Gjatë vitit 2023 hetuesit e krimeve të luftës i kanë intervistuar 191 dëshmitarë kjo vjen me rritjen e numrit të hetuesve, vetëm në muajt e parë të këtij viti janë intervistuar 169 dëshmitarë, kemi mundësuar gjykim të krimeve të luftës”.

“Kemi mundësuar gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës që nga viti 2019. Andaj nga këtu i bëj thirrje edhe një herë sistemit të drejtësisë për trajtim me urgjencë të rasteve të krimeve të kryera gjatë luftës, po e ritheksojmë këto krime nuk vjetërsohen, mirëpo dëshmitarët janë gjithnjë e më të moshuar”, ka thënë Kurti mes tjerash në takimin e Qeverisë.

Related Articles