Një këmbësor që është goditur nga vetura në Prizren, me datën 24 mars, ka vdekur në mesditën e sotme.
Këtë e ka konfirmuar Shaqir Uka, i cili theksoi se viktima ka qenë duke u trajtuar në mjekimin intensiv.
“Ka qenë duke u trajtur në mjekimin intensiv. Nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak para mesditës së sotme”, u shpreh Uka.
Përndryshe, shoferi i cili dyshohet se ka goditur viktimën është arrestuar.