Federata e Futbollit të Turqisë më në fund vendosi për kaosin pas ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces, pasi tifozët vendas vrapuan në fushë dhe sulmuan mysafirët nga Stambolli.
Në mesin e muajit mars, skena të vërteta ‘horror’ u regjistruan në ndeshjen mes Trabzonit dhe Fenerbahces. Mysafirët po festonin një triumf të rëndësishëm dhe teksa ishin ende në fushë, tifozët vendas e çanë gardhin dhe filluan t’ sulmojnë lojtarët.
Tifozët e Trabzonsporit u vërsulën në fushë për të ndërprerë festën e lojtarëve të Fenerbahces, por fatmirësisht askush nuk u lëndua, edhe pse tifozët vendas mbanin armë të ftohta.
Më së keqi u godit portieri kroat Dominik Livakovic, i cili u godit me grusht në kokë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Michy Batshuayi u pa teksa shpërndau disa shqelma.
Tani më në fund janë marrë vendimet për këtë incident. Trabzonspor është dënuar rëndë nga Federata e Futbollit të Turqisë.
Trabzonspor është gjobitur me gjashtë ndeshje pa tifozë, që do të jetë një goditje e rëndë për ta, por duhet të paguajë edhe një gjobë prej tre milionë e 112 mijë lirash ose rreth 90 mijë euro.
Lojtarët Jayden Oosterëolde dhe Irfan Can Egribayat u pezulluan për nga një ndeshje, si dhe ndihmës trajneri i Trabzonit, Egemen Korkmaz, gjithashtu me një ndeshje.
Ajo që është interesante është se lojtari i Fenerbahces, Bright Osayi-Samuel nuk u ndëshkua, edhe pse u përlesh me tifozët e Trabzonspor. Aleanca funksionoi në favor të tij, duke gjykuar se ai bëri gjithçka në vetëmbrojtje.